Rama reagon për protestat për Zvërnecin: Të rinj pa busull, mysafirët e paftuar të natës në selinë e PS-së

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 03 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj protestave që po zhvillohen ditët e fundit në kryeqytet lidhur me ngjarjen në Zvërnec.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje të një grupi protestuesish para selisë së PS-së, një grup, sipas tij, të rinjsh pa busull nën ndikimin e urrejtjenxitësve.

“Kjo ‘Shqipëria e shqiptarëve’ është tëpkë si ‘Greqia e grekëve’, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë ‘tradhtarët’ e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek. Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre”, shtoi Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama: 

“Mysafirët e paftuar të natës në selinë e Partisë Socialiste.

“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit.

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurur se do ta djegim Shqipërinë e tradhtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek.

Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre.

Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër