Ndërroi jetë papritur futbollisti i vogël nga Shkupi

Nga D. V.
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit të të rinjve. Futbollisti i ri Petar Stanisavovski, anëtar i shkollës së futbollit “Grozdanovski”, ka ndërruar jetë papritur. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, i cili përmes një mesazhi prekës i ka dhënë lamtumirën ish-anëtarit të tij, shkruan gazeta KOHA.

“Me pikëllim të madh dhe mosbesim morëm lajmin për largimin e Petarit. Një fëmijë dhe anëtar i shkollës sonë për një periudhë të caktuar, i cili pas vetes la gjurmë të pashlyeshme, mirësi dhe kujtime që do të jetojnë përgjithmonë te të gjithë ata që e njohën. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, vëllait Marko, të afërmve dhe miqve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. U prehtë në paqe, Petar”, thuhet në mesazhin e klubit.

Vdekja e parakohshme e Petar Stanisavovskit ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe komuniteti sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalosh të talentuar dhe të dashur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër