Hoxha në Konferencën Ministrore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – Qasje e përbashkët ndaj sfidave klimatike

Nga D. V.
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 04 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në Konferencën Ministrore në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), e cila u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Konferenca iu kushtua forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e politikave klimatike, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë nga vendet e rajonit, si dhe Jessika Roswall, Komisionere Evropiane për Mjedisin, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese.

Gjatë konferencës u shkëmbyen qëndrime dhe ide për avancimin e bashkëpunimit rajonal, zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përshpejtimin e proceseve të harmonizimit me standardet evropiane në fushën e mjedisit dhe politikave klimatike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër