Kushtrim Ahmeti rektor i ri i Universitetit të Tetovës

Nga D. V.
1,229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 04 qershor, Zhurnal.mk – Kushtrim Ahmeti ka fituar garën për Rektor të Universitetit të Tetovës. Sipas të dhënave, ai ka fituar 198 vota, ose 59,46%, duke siguruar kështu fitoren, kundrejt dy kandidatëve tjerë, Fehari Ramadanit i cila ka patur 118 vota, ose 35,44% dhe Rektorit aktual, Jusuf Zejneli, i cili ka marrë 17 vota, ose 5%.Në programin e tij, Ahmeti, ka premtuar se do të angazhohet për një Universitet më të fort, më të hapur, më të organizuar dhe më konkurrues.

Korniza Programore e Kushtrim Ahmetit përbëhet nga gjashtë pika kryesore, duke përfshirë: Veprimtari arsimore dhe sigurimi i cilësisë, kërkimi shkencor, veprimtaria aplikative dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, mbështetja e studentëve dhe avancimi i standardit studentor, infrastruktura dhe digjitalizimi, qeverisja, financimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm dhe angazhimi me komunitetin dhe përgjegjësia sociale.

Ai ka deklaruar se qëllimi është ndërtimi i një universiteti i bazuar në dije.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër