Ismail Sinani propozohet për anëtar të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Nga R.ZH
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor, Zhurnal.mk – Sot në Kuvend u mbajt debat publik për përcaktimin e listës së kandidatëve të paraqitur pas vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në konkursin publik u paraqitën gjithsej 11 kandidatë, prej të cilëve tetë i plotësuan kushtet e përcaktuara në shpallje. Kandidatët që kaluan fazën fillestare të përzgjedhjes ishin: Mile Stojanovski, Jasna Orovçanec-Arangeloviq, Ismail Sinani, Usein Elezoski, Kadrije Mustafa, Zhaklina Damçeska, Kristina Naçeska-Arsovska dhe Nesime Jashari-Ljuma.

Kryetari i Komisionit, Sajkoski, e hapi seancën dhe i njoftoi të pranishmit me mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe procesin e intervistimit të kandidatëve. Njëkohësisht, ai informoi se kandidatët Usein Elezoski dhe Kadrije Mustafa munguan pa arsyetim.

Përveç anëtarëve të Komisionit dhe deputetëve, në proces morën pjesë aktive edhe përfaqësues të sektorit civil, ndër ta Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe organizata të tjera që veprojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi.

Pas përfundimit të procedurës dhe shqyrtimit të kandidaturave, Komisioni propozoi Ismail Sinanin për anëtar të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër