Macron: Franca do ta mbështesë Malin e Zi në fazën e fundit të rrugës së tij drejt BE-së

Nga Xh M
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tivat, 4 qershor Zhurnal.mk – Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Mali i Zi ka zbatuar reforma të rëndësishme me vendosmëri evropiane, duke e cilësuar këtë si një mundësi të madhe për Evropën.

Macron ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi – e para e një presidenti francez në këtë vend – vetëm një ditë përpara Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tivat.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin malazez Jakov Milatović, Macron tha se,
“Ne duam të zhvillojmë në mënyrë ambicioze bashkëpunimin dhe miqësinë me Malin e Zi. Do të nënshkruajmë marrëveshje të rëndësishme për energjinë, mbrojtjen dhe ndërtimin e spitaleve. Kjo përfshin edhe Qendrën për Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike në Podgoricë.”

Ai theksoi se Franca do të mbetet në krah të Malit të Zi në fazën e fundit të rrugës drejt anëtarësimit në BE, duke përgëzuar reformat e kryera dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

Macron vlerësoi se Mali i Zi ka forcën për të ruajtur identitetin dhe sovranitetin e tij, duke e parë këtë si një vlerë për integrimin evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër