Trump shpall “tubimin më të madh të historisë” për 250-vjetorin e SHBA-së

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 05 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një tubim të madh në Washington më 24 qershor, me qëllim festimin e 250-vjetorit të themelimit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai bëri të ditur se koncertet e planifikuara janë anuluar pas tërheqjes së disa artistëve nga pjesëmarrja.

“Për të festuar 250 vjet histori të vendit tonë, do t’ju ofrojmë drejtpërdrejt tubimin më të madh tè të gjitha kohërave. Do të jetë i jashtëzakonshëm në çdo aspekt: tubimi përfundimtar, që do të tejkalojë çdo tubim tjetër!”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër