Djali i Kim Kardashian, Saint debuton në fushatën e madhe të Nike

Nga D. V.
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Djali 10-vjeçar i Kim Kardashian, Saint West, ka bërë debutimin e tij në një nga fushatat më të mëdha të Nike, duke u shfaqur përkrah nënës së tij të famshme dhe emrave të njohur të sportit si Cristiano Ronaldo dhe LeBron James.

Saint, i cili njihet si një tifoz i apasionuar i futbollit, është pjesë e filmit promocional të Nike përpara Kupës së Botës, të titulluar “Rip The Script”.

Në video shfaqen gjithashtu figura të njohura si Lisa e Blackpink, Travis Scott, Erling Haaland dhe Jason Sudeikis në rolin e Ted Lasso, shkruan DailyMail.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai prapa skenave, kur Saint, i rrethuar nga zhurma dhe lëvizjet e ekipit të xhirimit, iu drejtua nënës së tij me pyetjen humoristike: “Mami, a mund të ikim?”. Klipi u bë shpejt viral mes fansave.

Kim Kardashian publikoi gjithashtu disa fotografi nga xhirimet në Instagram, ku shfaqej së bashku me të birin në setin e fushatës.

Në disa prej tyre, Saint shihet me fanellë futbolli duke treguar aftësitë e tij me topin.

Sipas drejtuesve të Nike, përfshirja e Saint në projekt erdhi natyrshëm për shkak të pasionit të tij për futbollin.

Ata zbuluan se ai është një tifoz i madh i Paris Saint-Germain dhe se kjo lidhje autentike me sportin ishte një nga arsyet kryesore që u përfshi në fushatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër