Kryeministri Mickoski merr pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, në fokus zgjerimi Bashkimit Evropian

Nga D. V.
976 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, mblidhen sot në Tivat të Malit të Zi, ku do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor. Nga Maqedonia e Veriut merr pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Zhurnal.

Fokusi kryesor i samitit do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Në Samitin, i cili mbahet nën moton “Prosperitet dhe stabilitet i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, përveç liderëve të gjashtë vendeve të rajonit, do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, si dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Samiti do të kryesohet nga António Costa, i cili gjatë ditëve të fundit vizitoi disa vende të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Para samitit, Gjermania dhe Franca përgatitën një “non-paper” me titull “Një moment i ri për zgjerimin”, i cili paraqet një elaborim të letrës që kancelari gjerman Friedrich Merz ua dërgoi së fundmi drejtuesve të institucioneve të BE-së. Megjithatë, ndërsa dy të tretat e letrës së Merzit i kushtoheshin Ukrainës, non-paper-i i ri i dedikohet tërësisht vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër