Begaj pranon letrat kredenciale nga ambasadorët e Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 05 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Vele Trpevski, si dhe nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Turki Ibraheem Almadhi.

Fillimisht në takim me ambasadorin Trpevski, Begaj vlerësoi marrëdhënie shumë të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti shprehu angazhimin që këto marrëdhënie të forcohen më tej në interes të qytetarëve, stabilitetit rajonal dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Begaj vlerësoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një faktor shtetndërtues dhe garantues i stabilitetit, demokracisë dhe orientimit euroatlantik të vendit.

“Ata mbeten ura më e fortë e miqësisë, bashkëpunimit dhe lidhjeve natyrore midis dy vendeve tona”, tha ai.

Ndërsa në takimin me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Begaj riafirmoi angazhimin për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“I urova suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik dhe riafirmova angazhimin tonë për të forcuar më tej marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, në të mirë të qytetarëve dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”, tha Begaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër