Mira Murati ka folur për herë të parë për kompaninë e saj të re të inteligjencës artificiale “Thinking Machine” dhe për ngjarjet që ndodhën në OpenAI, duke dhënë detaje për largimin e saj dhe drejtimin e ri profesional.
Në një intervistë, ajo shpjegoi se vendimi për të krijuar një kompani të re erdhi pas përvojës së gjatë në OpenAI dhe dëshirës për të ndërtuar sisteme më të avancuara të inteligjencës artificiale.
Murati theksoi se qëllimi i kompanisë së saj është zhvillimi i AI që është më i kuptueshëm, më i përshtatshëm për përdoruesit dhe më i sigurt për përdorim të gjerë.
