“Fshati i krokodilëve” në Burkina Faso tërheq vizitorë

Nga Xh M
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Burkina Faso, 6 qershor Zhurnal.mk – Bazoule, “fshati i krokodilëve” në Burkina Faso, tërheq vëmendjen e vizitorëve.

Krokodilët, të cilët konsiderohen të shenjtë për shkak të një legjende që daton 500 vjet më parë, mbrohen nga banorët vendas në fshatin, i cili është 30 kilometra larg kryeqytetit Vagadugu.

Turistët që vijnë në rajon mund t’i shohin nga afër krokodilët nën mbikëqyrjen e kujdestarëve, të bëjnë foto dhe t’i ushqejnë me pagesë.

Liqeni i Krokodilit dhe rrethinat e tij janë një atraksion turistik dhe një burim të ardhurash për banorët e fshatit.

Disa nga vizitorët e fshatit prekin krokodilët dhe bëjnë foto.

Ferdinand Kobore, një nga banorët e fshatit, tha për Anadolu se në liqen kishte krokodilë shumë të mëdhenj.

Duke theksuar se është e ndaluar të dëmtohen krokodilët, Kabore tha: “Në të kaluarën, për shkak se këtu nuk kishte ujë, gratë ecnin 30 kilometra dhe merrnin ujë prej andej. Një ditë, ndërsa gratë do të merrnin ujë, e panë me një krokodil dhe e ndoqën atë dhe mbërritën tek uji. Për këtë arsye, vrasja e krokodilëve ishte e ndaluar”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër