U promovua gjenerata e re e apsolventëve në Universitetin e Evropës Juglindore

Nga R.ZH
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 7 qershor, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, mbajti fjalim në ceremoninë solemne në të cilën u promovua gjenerata e 22-të e apsolventëve të Universitetit të Evropës Juglindore, e cila u mbajtë në kampusin në Tetovë.

„Keni arritur në fazën e fundit të studimeve dhe po hyni gradualisht në një botë dinamike dhe komplekse, të udhëhequr nga zhvillimi intensiv shkencor. Por hyni të përgatitur. Që gjatë studimeve keni pasur mundësinë të përdorni teknologji digjitale që e zgjerojnë realitetin me dimensione dhe informacione të reja. Universiteti i Evropës Juglindore e ka integruar inteligjencën artificiale në mësimdhënie dhe në veprimtarinë kërkimore-shkencore, duke u mundësuar studentëve të fitojnë kompetenca digjitale dhe duke i bërë ata më konkurrues në tregun e punës”, theksoi Janevska

Gjithashtu ajo theksoi se, pavarësisht nëse do të vazhdojnë studimet në magjistratur apo do ta zbatojnë arsimin e fituar në mjedis profesional, duhet të dëshmojnë se janë brez i të rinjve të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërisë të bazuar në dije, integritet dhe përkushtim.

„ Në suksesin tuaj kanë pjesë edhe prindërit ose kujdestarët tuaj, ndërsa meritë e veçantë u takon profesorëve, të cilët kanë qenë mentorët tuaj gjatë programeve të studimit dhe ju kanë ndihmuar të zhvilloni aftësitë, të fitoni vetëbesim dhe të ndërtoni vlera që do t’ju udhëheqin në jetën profesionale dhe personale”, potencoi ministrja, duke i falënderuar profesorët për përgatitjen e kuadrove kompetente dhe për mbështetjen që i kanë dhënë përpjekjeve të Qeverisë për avancimin e veprimtarisë shkencore, si kusht për progresin e shtetit.

Profesorët dhanë kontribut të rëndësishëm edhe në përgatitjen e kornizës së re ligjore për arsimin e lartë dhe shkencën, ndërsa ministrja Janevska kërkoi që të gjithë aktorët e përfshirë të vazhdojnë edhe më tej të punojnë së bashku për zbatimin e zgjidhjeve të reja, nëse duam të rritet kapaciteti institucional dhe prodhimtaria shkencore e universiteteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër