Mbi 10 milionë euro për një ditë votimi, ja sa kushtojnë zgjedhjet

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore, në vlerë prej 10 milionë e 887 mijë e 186 euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen sot, më 7 qershor.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur më 11 maj 2026. Për më pak se gjashtë muaj, vendi po organizon dy palë zgjedhje të parakohshme. Në total, vendit i kushtojnë mbi 18 milionë euro.

Ndërsa, për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, buxheti i planifikuar ishte 11.5 milionë euro, ndërsa shpenzimet reale, sipas raporteve jopërfundimtare të KQZ-së, kanë qenë rreth 7.4 milionë euro. Kurse, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 i kushtuan buxhetit të Kosovës rreth 7.1 milionë euro.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor është 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Prej tyre: 8,755 (51.70 %) janë meshkuj ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra, kurse 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.KP

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër