BE përshëndet fitoren e Pashinyanit në zgjedhjet parlamentare në Armeni

Nga D V
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 08 qershor, Zhurnal.mk – Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian kanë përgëzuar kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili siguroi fitoren në zgjedhjet parlamentare të vendit.

“Armenia mund të mbështetet te ne”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Brukseli e vlerëson partneritetin me një Armeni demokratike që po afrohet gjithnjë e më shumë me Evropën”, theksoi ajo.

Marrëdhëniet me Rusin[ ishin tema kryesore e fushatës zgjedhore. Në muajt e fundit, tensionet mes Moskës dhe Jerevanit janë rritur ndjeshëm për shkak të përpjekjeve të Armenisë për të forcuar lidhjet me  Bashkimin Evropian.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha se rezultatet paraprake tregojnë se qytetarët armenë, pavarësisht presionit të madh nga Rusia, kanë zgjedhur një të ardhme evropiane.

Ndërkohë, presidenti i European Council, Antonio Costa, vlerësoi se votuesit armenë kanë mbështetur një të ardhme të bazuar në paqe, stabilitet dhe bashkëpunim më të ngushtë me fqinjët dhe komunitetin ndërkombëtar.

“BE-ja dhe Armenia po ndërtojnë lidhje më të forta mes qytetarëve të tyre dhe po krijojnë mundësi të reja në sektorët e energjisë, tregtisë dhe digjitalizimit”, shtoi Costa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër