Autostrada Kërçovë–Ohër pritet të përfundojë në vitin 2027, projekt me vlerë 175 milionë euro

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Segmenti nga Izvor deri në Vrbjani pritet të hapet për qarkullim më 8 shtator, në Ditën e Pavarësisë, sipas pritshmërive të Qeverisë, të cilat kryeministri Mickoski i ndau në një bisedë me gazetarët, transmeton Zhurnal.

E gjithë autostrada Kërçovë–Ohër pritet të vihet në funksion në tremujorin e parë të vitit 2027. Për përfundimin e këtij projekti janë siguruar mjete në vlerë prej 175 milionë eurosh, si hua nga bankat vendore. Siç theksoi Mickoski, projekti është i mbuluar financiarisht dhe aktivitetet në terren po realizohen për përfundimin e autostradës.

Së bashku me autostradën Shkup–Bllacë dhe segmentet e Korridorit 8, Mickoski tha se në gjysmën e dytë të këtij viti do të punohet paralelisht në gjashtë projekte autostradash. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër