Prevot: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, ndërtimi i një koalicioni duhet të jetë prioritet

Nga D V
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime Prevot u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që t’i japin fund bllokadës politike, pas zgjedhjeve të deshme parlamentare.

Ai shkroi në X se “asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme” dhe se prioritet duhet të jetë ndërtimi i një koalicioni.

“Kosova votoi. Tani u takon liderëve politikë ta respektojnë këtë zgjedhje duke punuar së bashku dhe duke i dhënë fund bllokadës aktuale politike. Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Ndërtimi i një koalicioni dhe formimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme duhet të jenë prioritet”, shkroi ai.

Prevot tha se “truga përpara është e qartë: avancimi në rrugëtimin europian të Kosovës, riangazhimi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdimi i reformave që do ta afrojnë Kosovën me Bashkimin Europian”.

“Belgjika mbetet një mbështetëse e qëndrueshme e perspektivës europiane të Kosovës”, shkroi ai në fund.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër