Kuvendi pritet ta miratojë Deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Hagës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë formimin e komisioneve parlamentare, hap ky i rëndësishëm për funksionalizimin e punës së Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër