Canaj: Albin Kurti nuk do të ndajë pushtet

Nga Xh M
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 qershor Zhurnal.mk – Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, tha se Albin Kurti nuk do të ndaj pushtet.

“Albin Kurti nuk don të ndaj pushtet, deri tani sa kemi parë nuk dëshiron”, u shpreh ai.

Për partitë opozitare, Canaj tha se ato nuk kanë pasur njerëz me kapacitete për bërjen e politikës, derisa shtoi se nuk kanë pasur dije.

“Partitë opozitare nuk kanë pasur njerëz që kanë kapacitete për të bërë politikën si duhet dhe nuk kanë pasur dije. Ky shtet është duke vuajtur momentalisht për kompetencë politike”, theksoi Canaj./RTV21/21Media

Canaj për Osmanin: Shumë i ka shkuar zhag Albin Kurtit

Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, për Vjosa Osmanin tha se i ka shkuar zhagë Albin Kurtit dhe e njëjta sipas tij e ka luajtur shumë rolin e noterit të Kurtit.

Ai ndër të tjera tha se në asnjë variant nuk e sheh presidente Osmanin.

“Nuk e shohë në asnjë variant presidente, zonjën Osmani. Neve na është dukur çështja e Bordit të Paqes si diçka, por nuk e di a ekziston ajo, nuk po ia mohojmë. Është lavdëruar me disa njohje, po të bërit ferë, nuk mundeni ne të përvetësojmë njohjet dhe dy njohjet që ia ka sjellur Behgjet Pacolli këtij vendi gjatë periudhës sa ka qenë Vjosa Osmani në presidencë dhe kjo i ka paraqitur si të vetat. Natyrisht ka pasur ka pasur edhe punë të mira, por shumë i ka shkuar zhag kjo Albin Kurtit, shumë e ka lujtuar rolin e noterës së Albin Kurtit qysh e thonin ata”, theksoi ai./RTV21/21Medua

Canaj: Prapë Albin Kurti do të na dërgoj në zgjedhje

Analisti politik, Blerim Canaj në emisionin “Click” të RTV21, tha e sheh një rrezik të madh që siç e tha që Albin Kurti do ta dërgoj vendin përsëri në zgjedhje.

Duke folur për deklaratën e Kurtit tha se në të kishte një mesazh.

“Po ndërlidhem me atë që e tha Albin Kurti, ‘e kemi presidentin, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit’, atëherë pyetja ime është pse shkuam në zgjedhje, qysh e kemi presidentin ne i kemi përfunduar zgjedhjet? Ku e kemi atë president? Ne jemi në zgjedhje duke pritur a po bëhet kryeministri, ai thotë e kemi. Ai për mua është një mesazh, që do të thotë se unë vazhdoj si kryeministër në detyrë edhe pesë pare nuk i jap çka bëni ju dhe çka thoni ju. Unë pranoj me fol me partitë opozitare deri sa ta bindi qytetarin që këta janë fajtorët e jo unë. Unë ende e shoh një rrezik të madh që neve prapë Albin Kurti, do të na dërgoj në zgjedhje”, deklaroi Canaj./RTV21/21Media

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër