Tubim mbi 3 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu…

Nga Xh M
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 qershor Zhurnal.mk – Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, të bashkuar në kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës.

Me flamurin kuq e zi që kryeson protestën, marshimi po bëhet në të gjitha rrugët e Tiranës.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve.

Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër