Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen solemne për ditëlindjen e Mbretit Charles III

Nga D. V.
1,224 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Matthew Lawson, me rastin e ditëlindjes së Charles III.

Përmes një postimi publik, Ahmeti theksoi se ngjarja përbënte një mundësi të veçantë për të riafirmuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut, njofton TS.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e proceseve demokratike, forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e perspektivës euroatlantike të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij më të sinqerta për Mbretin Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në ushtrimin e detyrave të tij shtetërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër