Saveski: Rasti “Mazut” në Prokurorinë e Lartë, “spiunazhi në kabinetin e presidentes” drejt përfundimit

Nga I.A
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk Prokurori publik Nenad Saveski deklaroi se mbetet në qëndrimin parimor për të mos komentuar deklarata politike, por theksoi se komunikimi me pushtetin ekzekutiv, përfshirë kontaktet me kryeministrin, nuk e sheh si problematik dhe se kjo nuk ndikon në pavarësinë e vendimmarrjes. Në kontekst të kritikave të shtuara publike dhe deklaratave nga krerët politikë për punën e Prokurorisë, Saveski nënvizoi se pritjet për rezultate janë legjitime, por pavarësia e institucionit është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje.

“Ende qëndroj në qëndrimin se nuk do të komentoj deklarata të politikanëve, përfshirë edhe funksionarë, konkretisht kryeministrin. Secili ka të drejtë të shprehë qëndrimet e veta, ndërsa ne kemi detyrimin të përmbushim pritjet dhe të japim rezultate, gjë që është krejtësisht e natyrshme.” tha Savevski.

Pavarësia e institucionit

Saveski hodhi poshtë mundësinë që këto komunikime të ndikojnë në pavarësinë e Prokurorisë:

“Pavarësia është e padiskutueshme dhe është e parashikuar në Kushtetutë dhe ligjet mbi bazën e të cilave vepron Prokuroria Publike. Çdo reagim nuk mund ta konsideroj si ndikim mbi vendimmarrjen time apo veprimet e mia. U dërgoj mesazh të gjithë prokurorëve publikë pavarësisht aktiviteteve, veprimeve apo deklaratave – të mos lejojnë që ato të reflektohen në punën dhe vendimmarrjen e tyre të përditshme.”

Rasti “spiunazhi në kabinetin e presidentes”: Hetimi është në fazë përfundimtare. U zhvillua një takim koordinues me hetuesit e MPB-së dhe ekipin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku u hartua plan për veprimet e ardhshme. Videoincizimet janë dorëzuar dhe po analizohet.

Rasti “Mazut”: Dosja është dorëzuar në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. Afati ligjor prej 30 ditësh është ende në rrjedhë, dhe pritet vendim i prokurorit kompetent brenda një periudhe të arsyeshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër