Në Qeveri u mbajt takim për agjendën reformuese, u diskutuan prioritetet dhe hapat e ardhshëm

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor – Në Qeveri sot u mbajt një takim kushtuar agjendës reformuese, në të cilin u shqyrtuan prioritetet kryesore dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e reformave.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e koordinimit efikas ndërmjet institucioneve dhe realizimit në kohë të aktiviteteve të planifikuara, me qëllim përshpejtimin e proceseve reformuese.

Në takim u konfirmua gjithashtu përkushtimi për vazhdimin e reformave në drejtim të avancimit të sistemit institucional dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Sipas njoftimit, reformat mbeten një nga prioritetet kryesore të institucioneve, me fokus në rritjen e efikasitetit institucional dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura