Uashington, 11 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump publikoi një mesazh të ashpër në platformën e tij Truth Social, ku paralajmëroi sulme të reja ndaj Iranit.
”Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin (forcat detare, ajrore, radarët, mbrojtja kundërajrore dhe të gjitha format e tjera të mbrojtjes, së bashku me pjesën më të madhe të kapaciteteve të tij sulmuese, të të cilit janë “elimuar sot shumë fort “), u shpreh presidenti Donald Trump në platformën e tij Social Truth,
“Në një moment jo shumë të largët në të ardhmen, ne do të marrim ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës së naftës, dhe do të marrim kontroll të plotë mbi tregjet e tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç kemi bërë me Venezuelën, gjë që po funksionon në mënyrë të shkëlqyer si për Venezuelën, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi ai.
“Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, përfundoi presidenti Donald Trump.
