“Ti ishe pushka e parë e lirisë”, Leonora Jakupi pas vdekjes së Sahit Jasharit

Nga D. V.
1,083 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Jakupi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Jasharit, duke e kujtuar atë si një çlirimtar që ruajti buzëqeshjen edhe në periudhat më të vështira.

“Dua të të kujtoj të buzëqeshur, çlirimtar, sepse ti nuk dije ndryshe… Nuk e ndale buzëqeshjen edhe në kohërat më të vështira! Ti që ishe pushka e parë e lirisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Burrat si ti nuk vdesin kurrë, Komandant Sahit Jashari!”, ka shkruar këngëtarja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër