VMRO-DPMNE: Vetëm Filipçe dhe LSDM duan ndryshime kushtetuese, 80% e qytetarëve janë për rrugë eurointegruese me dinjitet

Nga I.A
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE sot, përmes një komunikate, akuzoi LSDM-në se po kërkon sërish mbështetje për ndryshime kushtetuese pa garanci, me qëllim që të rikthehet në pushtet.

Nga partia theksojnë se LSDM, e udhëhequr nga Venko Filipçe, prej muajsh ka dërguar mesazhe drejt Bullgarisë dhe presidentit bullgar Rumen Radev se do të pranonte futjen e bullgarëve në Kushtetutë pa kushte shtesë.

“Me këtë, Filipçe dhe LSDM treguan edhe një herë se për ta me rëndësi është vetëm të jenë në pushtet, edhe nëse kjo realizohet përmes tradhtive të reja kombëtare dhe zhveshjes së identitetit të Maqedonisë,” – thuhet në komunikatë.

VMRO-DPMNE pretendon se qytetarët nuk e mbështesin pranimin e kërkesave bullgare pa garanci. Sipas partisë, mbi 80 për qind e qytetarëve janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë në këto kushte.

Nga partia në pushtet pyesin pse Filipçe vazhdon të insistojë në ndryshime kushtetuese, edhe pse, siç thonë, qëndrimi i Bullgarisë mbetet i pandryshuar.

“Qytetarët nuk duan që Maqedonia të jetë në BE me çdo kusht. Opinioni publik për këtë çështje përmblidhet në: Maqedonia në BE, po, por me dinjitet, integritet dhe identitet,” – theksohet në komunikatë.

VMRO-DPMNE porosit se Maqedonia meriton një rrugë eurointegruese me dinjitet, pa rishkrim të historisë dhe pa lëshime të reja kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër