Në hyrje të lokalit u grabit me forcë, të dyshuarit ia morën paratë nga xhepi

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast të grabitjes në Suharekë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 02:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në hyrje të lokalit ishte sulmuar nga dy të dyshuar dhe me forcë i kanë marrë nga xhepi një shumë parash”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër