“38-vjeçari Messi është ende i pandalshëm”, Dembele paralajmëron rivalët e Kupës së Botës

Nga D. V.
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi i kombëtares franceze, Ousmane Dembele, ka vlerësuar perspektivat e Lionel Messit në Kupën e Botës 2026, duke thënë se argjentinasi ende ka uri për të fituar trofeu.

Dembele është përkujdesur t’i paralajmëroj të gjithë rivalët e Kupës së Botës sa i përket formës së kombëtares së Argjentinës, e në veçanti yllit të tyre, Lionel Messi.

“Ai mund të fitojë çdo trofe. E pashë këtë kur isha te Barcelona”, ka thënë fillimisht Dembele.

“Mosha e tij nuk ndryshon asgjë. Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë. Futbollisti më i mirë në histori”.

“Ai është ende i rrezikshëm. Ai është tashmë 38 vjeç, por është ende e vështirë për ta ndaluar. Aftësitë e tij mbetet me të”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me të sepse ai është i aftë të fitojë përsëri”, vuri në dukje sulmuesi i kombëtares franceze.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër