Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Nga Xh M
1,923 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Korçë, 12 qershor Zhurnal.mk – Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 4-vjeçar është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë.

Vizion Plus mëson se një mjet tip fuoristradë, që po lëvizte nga Korça në drejtim të Qafës së Qarrit, ka përplasur të miturin, i cili mësohet se ka qenë duke lëvizur në aksin nacional.

Si pasojë e plagëve të marra, fëmija u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentin e aksidentit, 4-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga nëna.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë përplasjen me fëmijën, por nuk ka mundur ta evitojë aksidentin. Pas goditjes, automjeti ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër