Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Nga Xh M
2,176 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Deri në orën 18:50, janë procesuar 32 nga gjithsej 47 vendvotime, që përbëjnë 68.09 për qind të votave të këtij procesi.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë në epërsi me 12,560 vota apo 83.05 për qind.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,075 vota (7.11 për qind), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1,020 vota (6.74 për qind).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri tani 299 vota, që përbëjnë 1.98 për qind të totalit.

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike është ende në zhvillim dhe pritet të përmbyllet me procesimin e vendvotimeve të mbetura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër