Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

Nga Xh M
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 12 qershor Zhurnal.mk – Autoritetet greke janë vënë në alarm pas një telefonate anonime për vendosjen e një boBme në tragetin Blue Star 2, i cili ishte nisur nga porti i Pireut me destinacion ishujt e Cikladeve dhe Dodekanezit.

Sipas informacioneve, telefonata është bërë në Autoritetin Portual të Pireut, ndërsa anija ka devijuar dhe ka mbërritur urgjentisht në portin e Lavrios për t’iu nënshtruar kontrolleve nga ekspertët e çminimit të Rojës Bregdetare dhe një qen i specializuar për zbulimin e lëndëve shpërthyese.

Në portin e Lavrios janë nisur gjithashtu ekipe të zjarrfikësve dhe të shërbimit të urgjencës EKAB, ndërsa operacioni i kontrollit vijon.

Në bord ndodhen 952 pasagjerë dhe 98 anëtarë të ekuipazhit, gjithsej 1.050 persona. Trageti kryen itinerarin Pire – Siros – Patmos – Leros – Kalymnos – Kos – Rodos.

Deri tani nuk ka të dhëna për origjinën e kërcënimit, ndërsa autoritetet greke po hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër