Anembanë botës, nga Europa në SHBA e Kanada! Protestat masive të shqiptarëve pushtojnë kryeqytetet kryesore: Rama jep dorëheqjen

Nga Xh M
1,773 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 qershor Zhurnal.mk – Protestat e shqiptarëve janë shtrirë në të gjithë cepat e botës, me pjesëmarrje dhe mbështetje masive. Revolta e nisur në Tiranë ka kapërcyer çdo kufi, teksa mbahet pothuajse çdo ditë edhe në kryeqytetet e shteteve kryesore të rruzullit.

Pas tubimeve masive në Shqipëri e më gjerë, protestuesit kanë paralajmëruar se këtë të diel, më 14 qershor, diaspora do të ngrihet njëkohësisht në 17 qytete të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, me të njëjtën kërkesë të prerë: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Një nga aktivistët kryesorë lexoi edhe listën e protestave të mbajtura dje në diasporë dhe ato të kalendarit për sot (14 qershor).

Më poshtë renditen vendet ku shqiptarët do të mblidhen në sheshe këtë të diel:

–Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada

Vendet e Amerikës së Veriut do të kenë disa nga pikat më të nxehta të tubimeve të diasporës:

-New York (SHBA)

-Chicago (SHBA)

-Boston (SHBA)

-Michigan (SHBA)

-Toronto (Kanada)

-Gjermani

Pas protestave të javëve të kaluara, Gjermania mbetet epiqendra e reagimit në Europën Qendrore me katër qytete kryesore:

–Berlin

-Mynih

-Këln

-Stuttgart

-Itali

-Greqi

Fqinjët tanë, ku jeton edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, do të pasojnë lëvizjen e nisur në Milano me tubime të reja në:

-Athinë (Greqi)

-Gjenova (Itali)

-Faenza (Itali)

-Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

marshimi sot protesta

Protesta do të shtrihet gjithashtu në qendrat kryesore të diplomacisë europiane dhe në vendet nordike, ku shqiptarët po organizohen në:

-Hagë (Holandë)

-Strasburg (Francë)

-Vjenë (Austri)

-Oslo (Norvegji)

-Odense (Danimarkë)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër