Sheshi Skënderbeu mirëpriti garat e mundjes në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”

Nga R.ZH
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 qershor, Zhurnal.mk – Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, sonte Sheshi Skënderbeu u shndërrua në arenë sportive, ku sportistët e rinj të Klubit të Mundjes Shkupi dhe klubit mysafir Ballkanec nga Shtipi zhvilluan ndeshje miqësore para një numri të madh qytetarësh dhe dashamirësh të sportit.

Gjatë mbrëmjes u zhvilluan gjithsej gjashtë duele interesante, ku mundësit e rinj demonstruan talent, përgatitje fizike, disiplinë dhe shpirt garues, duke krijuar një atmosferë të veçantë sportive në zemër të Çairit.

Në përfundim të aktivitetit u ndanë mirënjohje për sportistët, trajnerët dhe përfaqësuesit e të dy klubeve, si shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre në zhvillimin e sportit dhe promovimin e vlerave sportive tek brezat e rinj.

“Vera Kulturore e Çairit 2026” vazhdon të sjellë aktivitete të larmishme sportive, kulturore dhe artistike, duke e bërë Çairin një pikëtakim të qytetarëve, të rinjve dhe talenteve nga fusha të ndryshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër