Katër persona të privuar nga liria për vozitje pa patentë

Nga D V
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Policia arrestoi një të mitur 15-vjeçar nga Reçica e Madhe, i cili drejtonte një moped pa patentë shoferi në Tetovë. Mopedi është sekuestruar dhe ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse.

Po ashtu, në Tetovë është arrestuar edhe F.A. (22) nga Xhepçishti, ndërsa në Sllatinë të Tearcës është privuar nga liria J.A. (26) nga Dobroshti, pasi drejtonin mjete pa leje drejtimi.

Një tjetër 17-vjeçar nga Tetova u arrestua pasi humbi kontrollin mbi mopedin dhe u rrëzua në rrugën “Luboten”. Pas trajtimit mjekësor, policia konstatoi se ai nuk posedonte patentë shoferi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër