203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Një Mercedes me targa të Shkupit është kapur duke lëvizur me 203 km/h në autostradën Shkup–Shën Nikollë.

Policia e ka regjistruar shpejtësinë më 7 tetor, rreth orës 16:00, afër pikës së pagesës Preod, duke përdorur pajisjen „LaserCam 4“.

Në atë pjesë të autostradës, kufiri maksimal është 130 km/h. Kjo do të thotë se drejtuesi po ecte 73 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.

Policia njoftoi se ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesit, por nuk bëri të ditur nëse ai është ndaluar ose privuar nga liria.

Autostradë apo pistë gare? Mercedes-i nuk e “njohu” limitin prej 130 km/h.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër