Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i motorit

Nga Xh M
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vlorë, 16 qershor Zhurnal.mk – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14.50, në aksin “100 Vjetori” Vlorë-Panaja, në afërsi të rrethrrotullimit të Panajas.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me targa AB787HX, i drejtuar nga Jakup Meleq, është përplasur me një motomjet me targa CBBL3, që drejtohej nga Bernhard Liske.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër