Edona Llalloshi siguron edhe një mandat si deputete, mbi 31 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, duket se ka siguruar edhe një mandat tjetër si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Llalloshi garoi në këto zgjedhje në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 29 dhe, sipas numërimit të mbi 97 për qind të votave, ka arritur të grumbullojë më shumë se 31,300 vota.

Ky rezultat e rendit aktualisht si kandidaten e 20-të më të votuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i siguruar asaj një ulëse në Kuvend për një mandat të ri.

 Rezultati i Edona Llalloshit me 97% të votave të numëruara (Foto: KQZ)

Artistja e njohur iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në shkurt të vitit të kaluar dhe që nga hyrja e saj në politikë ka dëshmuar mbështetje të vazhdueshme nga elektorati. Në tri palë zgjedhje të mbajtura brenda një periudhe prej rreth një viti e gjysmë, ajo ka arritur çdo herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur përfaqësuese e qytetarëve.

Megjithëse rezultati i këtij viti është më i ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit, kur kishte fituar 44,395 vota, Llalloshi mbetet një nga figurat më të votuara brenda subjektit të saj politik.

E njohur prej vitesh si një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Edona Llalloshi tashmë po vazhdon paralelisht rrugëtimin e saj në skenën artistike dhe atë politike, duke siguruar kështu mandatin e saj të tretë si deputete në Kuvendin e Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër