Udhëheqësit e BE-së diskutojnë Ukrainën, buxhetin dhe sfidat globale

Nga D. V.
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 18 qershor, Zhurnal.mk – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të mblidhen sot në mbrëmje, në Bruksel për një samit dyditor, ku do të diskutojnë mbështetjen për Ukrainën, buxhetin afatgjatë të BE-së dhe sfidat ekonomike globale.

Takimi pritet të nisë me një pritje për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili rikthehet në Bruksel, për herë të parë, që prej largimit nga skena politike, të një prej kundërshtarëve të tij më të fortë brenda BE-së, ish-kryeministrit hungarez Viktor Orbán, i cili humbi në zgjedhjet e këtij viti.

Ukraina ka përfituar një ndihmë të re nga BE-ja, pasi Budapesti hoqi veton ndaj disa nismave, që përfshijnë hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe miratimin e një huaje prej 90 miliardë eurosh për Kievin.

Në aspektin ekonomik, liderët pritet të trajtojnë sfida të rëndësishme të bllokut, përfshirë rënien e konkurrueshmërisë dhe marrëdhëniet e vështira tregtare me Kinën.

Vëmendja do të zhvendoset nesër te buxheti i ardhshëm afatgjatë i BE-së, për periudhën 2028–2034, i cili parashikohet të jetë midis 1 dhe 2 trilionë eurove.

Udhëheqësit përballen me sfidën e financimit të nevojave, gjithnjë në rritje për investime, në një kohë kur shumë vende anëtare, kanë buxhete të kufizuara, pas viteve të krizave të njëpasnjëshme.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian janë nën presion, për të arritur një marrëveshje deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të sigurohet koha e nevojshme për zbatimin e buxhetit.

Liderët e BE-së pritet gjithashtu të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme, pasi ndërmjetësi, Pakistani, njoftoi se një marrëveshje paraprake SHBA-Iran ka hyrë në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër