Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Zbardhen detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, shtetasi Armand Shakaj.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top News, Kleida Muka, Shakaj e qëlloi me plumb pas koke Eglant Koçin, para se ta hidhte trupin e tij në një humnerë pranë fshatit Cerrujë.
Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.
Familjarët e kanë identifikuar identifikuar në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit.
Sakaq, autori i dyshuar Armand Shakaj mbetet në arrati. /Tch/
