Shkup, 20 qershor, Zhurnal.mk – Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior
Mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, paralajmëruan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për gjatë ditës së sotme.
Temperatura minimale pritet të lëvizë në interval prej 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 30 deri në 35 gradë Celsius.
Sipas sinoptikanëve, në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës, siç është paralajmëruar, paradite moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta lokale, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë së shkurtër lokale. Nga fillimi i javës së punës, në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
