Tiranë, 22 qershor ZHurnal.mk – Kryetari i ”Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i përgjigjet kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ironizoi sot përveç Lapajt dhe Shehajn e Arlind Qorin. Balla i konsideroi opozitarët si “udhëheqësit e Shqipërisë së Re” për shkak të angazhimit në protestën qytetare.
Lapaj ka postuar videon e një qeni duke lehur, duke simbolizuar Taulant Ballën ndërsa shton se çfarëdo që të thotë ai dhe shefi i tij Edi Rama, nuk e zhbën dot protagonizmin e protestës.
“Taulant, sado e sido të lehësh ti nuk e ndryshon dot aktin se ti dhe Edi Rama jeni dy hajdut që keni vjedhur e po vidhni Shqipërinë. Jeni bashkautorë të një sistemi që ka larguar mbi 1 mln qytetarë nga ky vend dhe ka sjellë mjerim e varfëri. Çfarëdo ë të thoni ju nuk e bëni dot protestën ndaj ftoj çdo qytetar masivisht çdo ditë në orën 7 përballë Taulantit dhe shefit të tij, bandës së hajdutëve që e drejtojnë Shqipërinë përmes hajdutërisë”, tha Lapaj.
