Durrës, rritet alarmi për sigurinë në plazhe

Nga Xh M
1,051 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durrës, 22 qershor Zhurnal.mk – Me nisjen e sezonit veror dhe shtimin e ndjeshëm të numrit të pushuesve, siguria në plazhet e Durrësit mbetet një nga sfidat kryesore të turizmit. Teksa plazhi më i madh i vendit po i afrohet periudhës së fluksit, situata në terren paraqitet e ngjashme me vitet e kaluara.Edhe pse një pjesë e kullave të vrojtimit janë vendosur përgjatë vijës bregdetare, jo të gjitha funksionojnë me personelin e nevojshëm, duke lënë zona të caktuara pa mbulim të plotë nga rojet bregdetare. Pushuesit shprehen se prania e vrojtuesve të plazhit është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e pushimeve dhe për të parandaluar ngjarje të rënda.Blerim Norja, operator turistik dhe përfaqësues i shoqatës së turizmit, thotë se këtë sezon janë bërë hapa përpara, por ende nevojiten më shumë investime dhe masa konkrete për rritjen e sigurisë në plazhe.Alarmi për sigurinë në bregdet është rikthyer edhe pas ngjarjes tragjike të fundjavës së kaluar, kur një 11-vjeçar humbi jetën në plazhin e Durrësit pasi kishte hyrë i vetëm në det.Raste të tilla tragjike shtojnë kërkesat e pushuesve dhe operatorëve turistikë që institucionet përgjegjëse të marrin masa më të forta për garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë gjithë sezonit veror./Tv Klan

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër