Përfshihet nga flakët një Range Rover në zonën e Qendrës në Shkup

Nga Xh M
1,899 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 qershor Zhurnal.mk – Një automjet tip Range Rover është përfshirë nga zjarri herët në mëngjesin e sotëm në Shkup, rreth orës 4.

Sipas MPB-së, më 28.06.2026 në orën 04:05, në SVR Shkup është raportuar se në zonën e Qendrës është djegur një veturë pasagjerësh Range Rover me targa të Shkupit, në pronësi të S.B. (54) nga Shkupi.

Nga autoritetet bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

MPB njofton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa është kryer inspektim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër