Horror në burgun e Shtipit/ I burgosuri 59-vjeçar dyshohet se përdhunoi një të dënuar tjetër

Nga Xh M
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 2 korrik Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë po hetohet në Burgun e Shtipit, pasi një i burgosur 59-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një të dënuar tjetër, i cili më pas është dërguar për trajtim në spital.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 30 qershor 2026, në ora 11:32, nga Spitali Klinik i Shtipit është raportuar se tek ata është sjellë nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Shtipit një i dënuar 39-vjeçar nga rajoni i Kavadarit.

Sipas denoncimit, brenda institucionit, një i dënuar 59-vjeçar nga rajoni i Strumicës ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj viktimës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër