Ndalohen tre persona në Çair, dyshohen se i vunë zjarrin një ekskavatori

Nga Xh M
1,599 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik Zhurnal.mk – Zyrtarët policorë nga SPB Shkup sot në rrugën “magjistralen Jadranska” privuan nga liria D.D., A.A. dhe F.L. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, rasti lidhet me një zjarr në një vendgrumbullim lëndësh të para sekondare në zonën e Çairit, gjatë të cilit një ekskavator u vu në flakë, dhe u raportua më 1 korrik 2026 rreth orës 23:20 në stacionin policor të Çairit.

Pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nga SPB Shkup i kanë vërejtur të dyshuarit në një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Resnjës, pas së cilës ata janë privuar nga liria.

Ministria e Brendshme njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër