Mickoski: Do ta udhëheq edhe një fitore të madhe ndaj LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk ka ambicie të kandidojë për president të shtetit, duke theksuar se synimi i tij është që, si lider i VMRO-DPMNE, ta udhëheqë partinë drejt një fitoreje të re bindëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të vazhdojë zbatimin e politikave të Qeverisë.

“Në momentin kur ta përfundoj këtë pjesë të jetës sime si kryetar i Qeverisë, do të kthehem në fakultet, te studentët. Unë asnjëherë nuk kam thënë se kur do të ndodhë kjo – pas një viti, pesë apo dhjetë vitesh. Ata që kanë frikë nga unë dhe që vazhdimisht më parashikojnë fundin, do të duhet të përpiqen pak më shumë që ai të vijë më shpejt, ndërsa unë do të përpiqem edhe më shumë që kjo të zgjasë më gjatë”, deklaroi Mickoski në një intervistë për televizionin Sitel TV.

Ai theksoi se fokusi i tij mbetet puna e Qeverisë dhe zgjedhjet parlamentare, duke shtuar se synon ta udhëheqë VMRO-DPMNE-në drejt një tjetër fitoreje zgjedhore.

“Kam në plan që, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, ta udhëheq partinë drejt edhe një fitoreje të madhe parlamentare. Do të isha i kënaqur nëse në ato zgjedhje arrijmë ta përmirësojmë rezultatin që e kemi arritur para më shumë se dy vitesh. Kam ende shumë punë për të bërë për qytetarët dhe për shtetin, sepse nga kjo pozitë mund të shoh qartë se çfarë është bërë gabim në dekadat e kaluara. Qytetarët meritojnë një jetë më të mirë. Jam i motivuar dhe punoj më shumë se kurrë më parë. Përpiqem të ndihmoj secilin që kam mundësi, edhe pse nuk jam mrekullibërës dhe nuk mund t’i ndihmoj të gjithë. Brenda kompetencave të mia, gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën dhe të siguroj drejtësi, ashtu siç presin qytetarët nga unë si kryeministër. Prandaj, edhe një herë konfirmoj se nuk kam ambicie të jem kandidat për president”, deklaroi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër