Jude Bellingham tregon klasin edhe pas ndeshjes: E ngushëllon talentin e Meksikës dhe i jep fanellën

Nga D. V.
2,026 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jude Bellingham ishte një nga heronjtë e Anglisë në fitoren dramatike 3-2 ndaj Meksikës, por mesfushori i Real Madridit fitoi duartrokitje edhe për gjestin e tij jashtë fushës pas përfundimit të ndeshjes.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit në stadiumin “Azteca”, kamerat kapën momentin kur Bellingham ngushëlloi talentin 17-vjeçar të Meksikës, Gilberto Mora, i cili ishte i dëshpëruar pas eliminimit të kombëtares së tij.

Të dy shkëmbyen disa fjalë, ndërsa më pas ylli anglez i dhuroi fanellën e tij Morës, në një gjest që u vlerësua gjerësisht nga tifozët.

Pas ndeshjes, Bellingham foli edhe për suksesin e Anglisë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me kombëtaren.

“Është aty lart. Mendoj se në karrierën time me Anglinë, ndoshta është ndeshja më e mirë që kam përjetuar”.

“Atmosfera, kundërshtari, paraqitja e ekipit, përpjekja e ekipit, bashkimi i ekipit. Nuk mund t’i vlerësoj mjaftueshëm të gjithë për atë që bënë sonte”.

“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij momenti. Jam shumë i lumtur që i kemi dhënë vendit tonë edhe një natë tjetër për ta kujtuar”, deklaroi Bellingham.

Mesfushori anglez shkroi histori edhe me dy golat e tij në “Azteca”, duke u bërë futbollisti i parë që nga Diego Maradona që realizon dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës në stadiumin legjendar meksikan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër