Richard Gere dhe bashkëshortja e tij, Alejandra, kanë ndarë me ndjekësit disa momente të rralla familjare nga festimet e 4 Korrikut në New York, së bashku me dy djemtë e tyre.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, çifti shfaqet gjatë një shëtitjeje me varkë pranë Statujës së Lirisë, si edhe në një piknik në plazh, ku më pas ndoqën spektaklin e fishekzjarrëve.
Krahas postimit, Alejandra shkroi: “Thellësisht mirënjohëse për një jetë të ndërtuar midis dy vendeve, dy kulturave dhe kaq shumë njerëzve që i duam.
Sot festojmë lidhjen, familjen, miqësinë dhe gjithçka që na kujton se shtëpia nuk është vetëm një vend, por njerëzit që mbajmë në zemrat tona”.
Çifti, i martuar prej tetë vitesh, po rrit dy djemtë e tyre, Alexander dhe James, si edhe Albertin, djalin e Alejandrës nga martesa e mëparshme.
Richard Gere ka treguar më herët se bashkëshortja e tij e ka ndihmuar të bëhet një baba më i mirë, duke e cilësuar atë një nënë të jashtëzakonshme.




