Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Nga Xh M
2,504 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 6 korrik Zhurnal.mk – Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, ndërprerjet do të fillojnë në orët e mëngjesit dhe do të zgjasin deri në pasdite.

Pa energji elektrike do të mbeten:

Nga ora 08:45 deri në 14:30 – Tetovë:

Zona qendrore e qytetit, objektet pranë Stopanska Banka;
Zona qendrore, nga sheshi i qytetit deri te tregu i gjelbër;
Zona qendrore, objektet përreth kompleksit “Rima”.
Nga ora 09:00 deri në 12:00:

Mali HEC;
Kodra e Diellit (Popova Shapka);
Fshati Lisec – i gjithë fshati;
Fshati Gajre – i gjithë fshati.
Nga ora 09:00 deri në 14:00:

Një pjesë e fshatit Shemshevë, objektet që ndodhen nga xhamia drejt shkollës.
Nga ora 09:30 deri në 14:00:

Një pjesë e fshatit Sllatinë;
Një pjesë e fshatit Xhepçishtë;
Një pjesë e fshatit Gllogjë, objektet që ndodhen nga qendra e fshatit drejt kopshtit të fëmijëve.
Nga EVN Maqedoni u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të marrin masat e nevojshme dhe ta përshtatin aktivitetin e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër