Mucunski: Vendimet nga Samiti i Ankarasë do ta forcojnë Aleancën e NATO-s

Nga D V
1,388 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për rezultatet e Samitit të NATO-s në Ankara, deklaron se duke vlerësuar vendimet e marra do ta forcojnë më tej Aleancën dhe do të kontribuojnë në avancimin e sigurisë kolektive.

“Mesazhi është i qartë: NATO po i përmbush detyrat. Ne kemi konfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për investime më të mëdha në mbrojtje, forcimin e mëtejshëm të aftësive mbrojtëse, një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive midis aleatëve dhe mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën”, shkroi Mucunski.

Ai informoi se në margjinat e Samitit, pati disa takime dypalëshe me kolegë nga vendet anëtare të NATO-s, si dhe me përfaqësues të lartë të vendeve aleate dhe partnere.

Bisedat, siç theksoi ai, u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin brenda NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale.

“Si një aleat i përkushtuar dhe i besueshëm, ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive në forcimin e sigurisë kolektive, stabilitetit dhe unitetit”, tha Mucunski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër